7.7 C
Tetovo
E hënë, 21 Tetor, 2024
BallinaLajmePezullohet falja e xhumasë nëpër xhami, Rexhepi: Ezani do të thirret, namazet...

Pezullohet falja e xhumasë nëpër xhami, Rexhepi: Ezani do të thirret, namazet të falen në shtëpi

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman ef Rexhepi në një konferencë gjatë ditës ka njoftuar se për një afat të pacaktuar do të pezullohen të gjitha ritet fetare. Rexhepi ka deklaruar se për arsye të shpërndarjes së virusit Covid-19, do të pezullohet edhe falja e namazit të xhumasë në xhami.

Ai ka njoftuar gjithashtu se muezinët do të thirin ezanin, por ka kërkuar nga besimtarët mysliman që të falen nëpër shtëpi.

“Pezullohet, falja e namazit të xhumasë, nëpër të gjitha xhamitë e vendit dhe për këtë besimtarët islam, të cilët nuk do të kenë mundësi të falin namazin e xhumasë nëpër xhami.Xhumaja falet vetëm nëpër objektet publike siç janë xhamitë, kanë për obligim dhe mund ta kompenzojnë at mangësi, që na detyron nevoja nëpër shtëpitë e tyre të falin namazin e drekës”, deklaroi, ef Rexhepi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments