Maqedonizimi i votes shqiptare gjenezen e ka tek zgjedhjet e fundit Parlamentare .
Jane dy arsye qe cuan elektoratin shqiptare te percaktohet per te votuar nje parti maqedonase dhe qe kjo fatkeqesisht nuk ndalet me dot.
1.Eshte deshtimi i politikes shqiptare nga parti te kapura dhe te ozurpuara nga pala tjeter si dhe opozita shqiptare me protagoniste deshtakesh qe kane humbur privilegjet ne partite e vjetra .Nje politike shqiptare pozite-opozite kokeforte, kercenuese, e pa ide dhe me mentalitet te se shkuares .Politike shqiptare ku lideret mbeten te perjetshem dhe s’kane pergjegjesine e humbjes dhe qe telekomandojne votuesit e tyre duke i ashpersuar skajshmerisht me njeri-tjetrin.
2.Shume shqiptare prej vitesh kane votuar parti maqedonase dhe shume prej tyre kane patur edhe libreza anetaresie por qe nuk jane shfaqur hapur ne percaktimin e tyre.Pra shqiptare qe mendojne se kauzen tone do ta mbrojne pala tjeter qe eshte gjeneratori i cdo lloj krize dhe eksperimenti ndaj nesh.
Problemi thelbesore mbetet se si ka mundesi qe njerez te zhgenjyer nga partia shqiptare ne pushtet, nuk shkuan te votojne nje parti opozitare shqiptare por u percaktuan per gjeneratoret e krizes.Kete opozita duhet ta shpjegoje perse njerezit nuk percaktohen per ta por lejojne shqiptaret te votojne maqedonasit.