Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka publikuar hartën ku shihen shtetet e prekura me koronavirus.
Rama tha se Shqipëria ka vepruar më shpejtë se vendet e tjera duke iu përgjigjur kështu kritikave rreth mbylljes së kufirit.
Dje numri një i qeverisë shqiptare mori vendim që të mbyllet kufiri tokësor me shtetet fqinje.
Deri më tani janë shënuar 42 raste me të prekur nga virusi COVID-19.
Nga ky virus është shënuar edhe një viktimë.