8.1 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeShkup / Përpunohet harta e parë për koronavirusin në vend

Shkup / Përpunohet harta e parë për koronavirusin në vend

Gjendja me personat e infektuar nga koronavirusi në vend mund të ndiqet në aplikacionin  http://gdi-sk.maps.arcgis.com/apps/opsdashboard/index.html#/2096bd4b051b42948ac3f5747e80c3a5, të cilin kompania GDi Shkup e ka përshtatur për nevojat e qytetarëve tanë.

Duke treguar përgjegjësi shoqërore, kompania, në njërën anë, i regjistron të gjitha rastet e personave të sëmurë nga koronavirusi në vend dhe në këtë mënyrë, përpiqet t’i alarmojë qytetarët për zonat e krizës dhe mbajtjen e vendimeve reale.

Sipas drejtorit të përgjithshëm të GDi Shkup, Dejan Kërstevski këtë aplikacion e kanë edhe shtetet tjera në rajon, ku të dhënat azhurnohen në pajtim me njoftimet e institucioneve dhe të statistikave botërore.

Sistemet gjeografike të informacionit (GIS) janë mënyra për organizim, prezantim dhe analizim të të dhënave hapësinore dhe gjeografike. ESRI është organizatë udhëheqëse në sferën e  gjeografisë dhe tregues i GIS resurseve. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments