0.4 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKALON LIGJI NË QEVERI, PSP-JA TRUP AUTONOM BRENDA PROKURORISË SË RREGULLT

KALON LIGJI NË QEVERI, PSP-JA TRUP AUTONOM BRENDA PROKURORISË SË RREGULLT

Ligji i PSP-së kaloi filtrin e Qeverisë dhe pastaj do të shkojë në Parlament. Në një kumtesë me shkrim, Qeveria njoftoi se tashmë fati i Prokurorisë Speciale si një trup autonom, brenda Prokurorisë së Rregullt është i sigurt, raporton Tv SHENJA. Me këtë ligj sipas Qeverisë, rregullohet edhe statusi, edhe autonomia por edhe kompetencat e PSP-së.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

“Bazament për përpilimin e këtij ligji ishin dy raportet e ekipit të ekspertëve të Pribesë. Gjatë përpilimit të ligjit, janë futur të gjithë standardet ndërkombëtare, konform fushës, dhe janë përdorur një mori përvojash krahasuese. Bëhet fjalë për një ligj me të cilin rregullohet materia e Prokurorisë publike, dhe në kuadër të saj edhe PSP-ja. Me sjelljen e këtij ligji, plotësohen edhe rekomandimet e GREKO-së, në pjesën e përgjegjësisë së prokurorëve publike”

Kryeministrit ndërkohë Zaev pret konsensus për ligjin e PSP-së. Ai tha se fillimisht do të bisedojë me VMRO-DPMNE-në dhe deputetët e pavarur të përjashtuar nga VMRO,ndërsa pastaj  edhe me partitë opozitare të shqiptarëve.

Zoran Zaev, kryeministër

“Më vjen mirë që mund të kumtoj se nesër Qeveria do t’i miratojë këto dy ligje, do t’i lëshojë në procedurë parlamentare. Gjithçka është kristalizuar, është i qartë qëndrimi se në cilën rrugë lëvizim në këtë punë. Në Qeveri tashmë e kemi miratuar Ligjin për reforma në shërbimet e sigurisë dhe kundërzbulimit, vazhdon debati transparent nëpër komisionet parlamentare ku presim përfshirje të plotë të opozitës pas të gjitha këtyre ligjeve nëpër dialog, së bashku t’i precizojmë që të kalojnë në votim. Shpresoj për konsensus. Për një pjesë të ligjeve na duhet dy e treta e treta e shumicës siç është Ligji i PSP-së”

Sipas propozim ligjit, Prokuroria Speciale parashikohet të bëhet një organ i përhershëm brenda sistemit juridik në shtet. Por të ketë kompetenca më të zgjeruara se tani. Të mund të luftojë korrupsion të nivelit të lartë, të mund të përndjekë diplomatë e të tjerë. PSP do të ketë të definuara të gjithë kompetencat në mënyrë që të mos ketë ndeshje me Prokurorinë e Rregullt, por në rast të ndonjë dileme se kujt i takon ndonjë lëndë, vendimin përfundimtar do ta merr kryeprokurori.

Me zgjidhjen e propozuar parashihet që PSP të hetojë dhe të ndjekë penalisht edhe presidentin, edhe ambasadorët, edhe funksionarët e Kuvendit, Qeverisë, Gjykatësit, Prokurorët në Prokurorinë Publike, Këshillin Gjyqësor, Këshillin e Prokurorëve Publikë dhe kryetarët e komunave.

PSP parashihet që të ketë kompetencë edhe për hetim të krimit zgjedhor, për shkatërrim ose keqpërdorim të trashëgimisë kulturore, për financat publike, forcat e armatosura, detyrat zyrtare, zbulimin e paautorizuar të informacioneve dhe të dhënave për dëshmitarë dhe të tjerë.

Ligji u publikua në fund të vitit të kaluar, por për shkak të paknaqësisë së VMRO-së e cila tregoi haptazi se nuk do ta votojë ligjin në Parlament, ndërsa pushteti nuk i ka 80 vota, u desh që ky ligj të lihet në plan të dytë, derisa të arrihet konsensus me opozitën maqedonase. Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments