7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeBujar Osmani: BDI-ja mbështet luftën kundër nepotizmit dhe korrupsionit!

Bujar Osmani: BDI-ja mbështet luftën kundër nepotizmit dhe korrupsionit!

Edhe pse funksionarët e BDI-së nuk i tërhoqën të afërmit që ishin punësuar në institucionet shtetërore, duke mohuar ndikimin e tyre në këto punësime, zëvendëskryeministri Bujar Osmani thotë se BDI do të respektojë çdo vendim të anti-korrupsionit ku vërehet nepotizëm ose korrupsion.

Lufta kundër korrupsionit nuk është selektive. Ajo nuk njeh funksionarë të një partie ose të ndonjë tjetre. Absolutisht BDI-ja e mbështet maksimalisht vazhdimin e luftës kundër nepotizmit dhe korrupsionit. Çfarë do vendimi që sjell anti-korrupsion, ne do e mbështesim. Nëse anti-korrupsioni sjell vendim se ka elemente të keqpërdorimit të funksionit për shkak të nepotizmit, korrupsionit apo çfarë do qëllimi tjetër, absolutisht BDI-ja do të merr masa”. – theksoi Bujar Osmani, zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments