-0.2 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeUshtria do të angazhohet në Dibër dhe Qendër Zhupë

Ushtria do të angazhohet në Dibër dhe Qendër Zhupë

Presidenti Stevo Pendarovski mori vendim për angazhimin e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për përkrahje të bashkësisë lokale në Dibër dhe Qendrën Zhupa dhe përkrahje të forcave policore të MPB-së në sigurimin e një pjese të kufirit shtetëror me Republikën e Shqipërisë në territorin e komunës së Dibrës.

Armata do të angazhohet në përkrahje të forcave policore prej sonte e deri më 11 prill të këtij viti.

Vendimi, siç kumtoi Kabineti i presidentit Pendarovski, është marrë në funksion të pengimit të përhapjes së koronavirusit COVID-19 dhe shmangies së pasojave nga epideMEDIAL, pas shpalljes së gjendjes së krizës në territorin e komunave Dibër dhe Qendër Zhupa.

Njësitë e Armatës do t’i koordinojnë aktivitetet e tyre dhe do të bashkëpunojnë me bashkësinë lokale në Dibër dhe Qendrën Zhupa, policinë, Qendrën për menaxhim me kriza dhe institucione tjera të shtetit, të përfshira në ballafaqimin me gjendjen e krizës. .

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments