Rreth 1 orë ka zgjatur takimi i liderëve të partive politike që u zhvillua me kërkesë të kryeministrit Oliver Spasovski, në selinë e Qeverisë.
Në takim është shqyrtuar situata e krijuar pas përhapjes së koronavirusit në Maqedoninë e Veriut. Liderët kanë konstatuar se nuk ka nevojë për shtyerjen e zgjedhjeve, prandaj kjo teme nuk eshte hapur. Kreret e partive kanë bërë thirrje që të mos krijohet panik pasi sipas tyre, autoritetet e kane nen kontrolle situaten.
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, ka thënë se në takim është diskutuar për masat ekonomike që do të duhet që të merr qeveria në situatën e krijuar. Mickoski theksoi se nuk do të shtyhen zgjedhjet e 12 prillit, por do të reduktohen takimet publike.