Kandidimi i z. Nexhmi Rudari për të parin e komunës së Podujevës nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, përvec që ka gëzuar jasht mase Llapjanët, duket se ka bashkuar edhe gjithë figurat kryesore të LDK-së.
Duket se përvec Llapjanëve, edhe i gjithë spektri politik i Lidhjes Demokratike të Kosovës po përkrahë kandidimin e Rudarit, që njihet si një aktivist i hershëm politik në Podujevë, ndër bashkëpunëtorët e ngushtë të Ibrahim Rugovës dhe Akademikut Mark Krasniqi.
‘Unë jam e bindur që secili qytetar i Podujevës, që e njeh z. Rudari nga afër, e din që i ka tiparet e një Rugovisti të vërtetë. Unë dhe kolegët e mi kemi pasur fatin ta njohim dhe të punojmë bashkë me të në programin qeverisës i cili sot zbatohet dhe e kemi parë se në të e gjejmë një intelektual të urtë, një intelektual largpamës, një intelektual që i respekton të tjerët, një Rugovist të vërtetë që nuk I punon askujt pas shpine, por mbi të gjitha një njeri që kurrë nuk i harron qytetarët e Podujevës’, tha Vjosa Osmani nga rradhët e LDK-së, njëherit Kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës gjatë hapjes së fushatës zgjedhore.
‘Une ju ftoj të përkrahni atë dhe mbi të gjitha, projektet që ai i pretendon’, tha Osmani tutje gjatë fjalimit.
Përvec Osmanit, fushata e z. Rudarit po përkrahet me të madhe edhe nga kryetari i partisë, Isa Mustafa, kryetari i degës së partisë në Podujevë – Agim Veliu, si dhe zyrtarë tjerë të lartë partiak, të cilët i janë bashkuar fushatës që në hapjen e saj.
Fotografi të ndryshme në internet tregojnë që Rudari në përkrahje të tij, përvec Kryetarit Mustafa dhe dhe Agim Veliut, ka edhe Besian Mustafën, Arban Abrashin, Doruntinë Malokun dhe të gjithë zyrtarët tjerë të lartë të LDK-së.
Me mbi 20 vjet përvojë në arsim dhe mbi 30 vjet përvojë të aktivistit politik, z. Rudari garon me dy kundërkandidatë në zgjedhjet e jashtazkonshme të 15 marsit për të parin e komunës në Podujevë.
Ndër Llapjanë, Rudari njihet si njeri i urtë dhe korrekt. Gjatë ushtrimit të funksionit të Drejtorit të Departamentit të Arsimit në Komunën e Podujevës, e fundit kishte shënuar suksese të jashtzakonshme në fushën e arsimit.
Përvec arsimit, aktivizmit politik dhe pozitave publike, Rudari ka qenë i angazhuar edhe në një numër institucionesh ndërkombëtare, kontributi i të cilit në to është shënuar me një numër mirënjohjesh dhe vlerësimesh pozitive.
Ai është magjistër për Menaxhim në Arsim.