Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi se dy turistë po testohen për koronavirus. Filipçe njoftoi se ekipet e mjekëve tashmë kanë marrë mostra për testime dhe se pritet rezultate, derisa dy turistët mbeten të iizoluar në hotel.
“Mëngjesin e sotëm dy qytetarë të huaj të cilët janë vendosur në një hotel në Shkup kanë informuar se kanë arritur në vendin tonë me 28 shkurt, ndërsa dy ditël e fundit kanë simptome të gripit. Njëri është shtetas i Australisë ndërsa tjetri i Singaporti dhe të dy kanë ardhur me fluturimin nga Kelni”