10.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeStoltenbergu / NATO-ja mbetet plotësisht e përkushtuar në Ballkanin Perëndimor

Stoltenbergu / NATO-ja mbetet plotësisht e përkushtuar në Ballkanin Perëndimor

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka falënderuar Kroacinë për kontributin e saj të fuqishëm në NATO gjatë një vizite që shefi i aleancës veriatlantike i bëri Zagrebit të mërkurën.

Në takimin e tij me presidentin kroat, Zoran Millanoviq dhe me kryeministrin e këtij vendi, Andrej Pllenkoviq, Stoltenberg falënderoi Kroacinë veçanërisht për kontributet e saja me misione të NATO-s në Kosovë, Afganistan e Irak.

Sekretari i Përgjithshëm nënvizoi se NATO-ja mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe se, sipas tij, Kroacia luan rol kyç, në veçanti duke mbështetur partneritetet e NATO-s në rajon dhe duke qenë kampion i politikës së Dyerve të Hapura të NATO-s.

Stoltenbergu po ashtu uroi Kroacinë për presidencën e saj të parë të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Gjatë kësaj vizite, shefi i NATO-s theksoi edhe krizën në Siri dhe krizën me refugjatë e migrantë si një sfidë e përbashkët që kërkon zgjidhje të përbashkët.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s po qëndron në Kroaci për t’i takuar liderët e vendit, por edhe për të marrë pjesë në një takim të ministrave të Mbrojtjes së shteteve të BE-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments