Anëtari i kryesisë së partisë AlternAtivA, z.Zeqirija Ibrahimi, për një intervistë ekskluzive me portalin Foldrejt.com, flet për dy shtyllat kryesore të programit “Një shtet për të gjithë”.
Foldrejt.com: A do ekzistojë ky koalicion edhe pas 12 prillit?
Siç e patë nga marrëveshja e publikuar, ne kemi rënë dakord për një koalicion që do të zgjasë deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ndërsa unë besoj se udhëheqja jonë do të vazhdojë edhe më tej, sepse me ne fillon një histori tjetër e përfaqësimit të shqiptarëve, krejt ndryshe nga ajo që e kemi parë gjatë këtij 30-vjeçari. Mjafton ta kujtoni punën tonë në Ministrinë e Kulturës për këto dy vjet dhe mund ta imagjinoni si do të duket pushteti me ne”, ka thënë Zeqirija Ibrahimi nga Alternativa.