-0.3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeLagja Bardhi, asnjë gurë i lëvizur për ndërtimin e shkollës

Lagja Bardhi, asnjë gurë i lëvizur për ndërtimin e shkollës

Zvarritja e procedurave dhe premtimet e rrejshme për ndërtimin e shkollës fillore në lagjen Bardhi të fshatit Bllacë janë turpi i shekullit 21. Kështu shprehet profesori Avzi Mustafa duke shtuar se rasti i shkollës në fjalë aktivizohet vetëm gjatë periudhave parazgjedhore, ndërsa pas përfundimit të zgjedhjeve i njëjti sërish mbyllet në sirtarët e institucioneve përkatëse.

Unë po bëj pyetje ku do të gjejmë tani nxënës kur po shpërngulen masivisht shqiptarët, e sigurisht edhe ata shqiptarë që jetojnë në Bllacë, mendoj se mund të ketë shumë pak nxënës për të ndërtuar një shkollë të re. Mirëpo tani kur janë zgjedhjet premtimet janë gjithashtu të mëdha por pasi kalojnë ato përsëri mbetet në harresë. Por, unë shpresoj se njëherë e përgjithmonë duhet çështjen e kësaj shkolle, të këtij vendbanimi, janë të detyruar dhe kanë përgjegjësi që ta kryejnë pavarësisht a do të ketë nxënës ose jo- thotë Avzi Mustafa, profesor.

Hapësira ku u tha se do të ndërtohej shkolla, akoma është në gjendje të mjerueshme. Nuk është as e rrethuar e as pastruar për nisjen e ndërtimeve.

Ministri i Arsimit, Arbër Ademi ngjashëm si dhe me herët përsëriti se fondet për ndërtimin shkollës në Bllacë janë të siguruara, është shpallur furnizimi publik dhe pritet të zgjidhet kompania për realizimin e punimeve ndërtimore. Dhe sipas premtimeve të reja të ministrit, i bie që gurthemeli të vendoset në fushatë zgjedhore.

Sa të përfundojnë procedurat ligjore për zgjedhjen e kompanisë, për zgjedhjen e operatorit ekonomik i cili do të jep ofertën më të volitshme menjëherë do të fillojmë me ndërtimin e asaj shkolle. Përafërsisht me gjitha, po i marrim parasysh edhe po i përllogarisim edhe ankimimet apo ankesat eventuale do ta rrumbullakojmë dy muaj deri në përzgjedhjen finale të operatorit ekonomik që do të thotë se pas dy muajve, nëse do të kemi furnizim publik të suksesshëm edhe do të vendosim edhe gurthemelin- tha Arbër Ademi, ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Pavarësisht premtimeve të institucioneve përkatëse, banorët e Bardhit shprehen skeptik se një objekt shkollor do të ngrihet në fshatin e tyre. Madje, banorët kujtojnë se kreu i komunës Çuçer Sandevë, Jovan Pejkovski tashmë ka mandatin e tretë dhe për gjithë këto vite asnjëherë nuk e ka marr seriozisht kërkesën e banorëve për ndërtimin e një objekti të ri shkollor. Në mungesë të shkollës, nxënësit e Bardhit edhe këtë vit shkollor po përballen me vështirësi të ndryshme derisa kalojnë kufirin Maqedoni-Kosovë për tu arsimuar, të drejtë të cilën me kushtetutë duhet t’ua sigurojë shteti i tyre, në këtë rast Maqedonia e Veriut..


RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments