Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se është marrë vendim për anulimin e kushteve ndërtimore për rastin e lagjes në afërsi të Liqenit të Badovcit, raporton Express.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Abdixhiku ka thënë se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar t’i mbrojë resurset natyrore të vendit.
“Duke u thirrur në Ligjin për Ujërat e Kosovës, mbështetur në Vendimin e Qeverisë për zonat e mbrojtura në Liqenin e Badovcit, Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit ka obliguar Komunën e Prishtinës që të bëjë anulimin e vendimit për kushtet ndërtimore për rastin e lagjes në afërsi të Badovcit”, ka shkruar Abdixhiku.
Nsdryshe, Projekti “Lakeside Gardens” i cili parashihte të kishte 17 shtëpi, ishte kundërshtuar me të madhe nga qytetarët dhe institucionet.
Kjo do të thotë se në zonat e mbrojtura me Ligj, ndalohet ndërtimi për çështje rekreacioni apo çfarëdo arsye tjetër.