www.telegrami.mk
Gjuha që flet një popull është shumë më tepër sesa një mjet komunikimi. Ajo është identiteti, kujtesa historike, kultura dhe një nga atributet themelore të ekzistencës së tij kombëtare.
Në kuptimin kombëtar dhe historik, gjuha përfaqëson:
- Identitetin kombëtar – përmes gjuhës një popull shpreh dhe ruan identitetin e vet.
- Kujtesën historike – në gjuhë ruhen historia, traditat, përvojat dhe kujtesa e brezave.
- Kulturën dhe trashëgiminë – letërsia, poezia, këngët, folklori dhe mendimi i një populli përcillen përmes gjuhës.
- Vazhdimësinë kombëtare – gjuha lidh brezat e kaluar me të tashmit dhe të ardhshmit.
- Dinjtetin dhe barazinë – respektimi i gjuhës së një populli është respektim i vetë popullit.
“Gjuha nuk është thjesht mjet komunikimi, por është një nga atributet kryesore të identitetit kombëtar. Ajo nuk është dhuratë e pushtetit, as privilegj që një qeveri mund ta japë apo ta kufizojë sipas interesave politike. Gjuha është trashëgimi historike, kulturore dhe kombëtare e një populli. Mohimi ose relativizimi i saj nuk është thjesht cenim i një të drejte gjuhësore, por cenim i dinjitetit dhe i identitetit të atij populli.”
“Gjuhën nuk ia njeh një populli pushteti; populli e ka krijuar, e ka ruajtur dhe përmes saj e ka dëshmuar ekzistencën e vet ndër shekuj.”…www.telegrami.mk
