BallinaLajmeMinistri Agon Ferati priti në takim ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar, Sivagnanam

Ministri Agon Ferati priti në takim ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar, Sivagnanam

Ministri i Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, z. Agon Ferati zhvilloi takim me ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoninë e Veriut, Sivagnanam, me të cilën diskutoi për rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit, përfshirjes së të gjitha bashkësive në proceset e rëndësishme në vend, si dhe ndërtimit të kohezionit shoqëror dhe politik.

Gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, me theks të veçantë në fushën e sigurisë, bashkëpunimin në kuadër të NATO-s dhe shkëmbimin e përvojave në përballimin e sfidave bashkëkohore.

Ministri Ferati e njoftoi ambasadoren për ecurinë e hartimit të Strategjisë së re për Ndërkulturalizëm dhe Kohezion Shoqëror, e cila po zhvillohet si proces gjithëpërfshirës, me pjesëmarrjen e shoqërisë civile, mediave, komunitetit akademik dhe aktorëve të tjerë relevantë në vend, me mbështetjen e OSBE-së.

Bashkëbiseduesit theksuan gjithashtu rëndësinë e fuqizimit të rolit të të rinjve dhe rritjes së pjesëmarrjes së tyre në proceset shoqërore dhe institucionale. U vlerësua se krijimi i më shumë mundësive për të rinjtë mund të kontribuojë në zhvillimin ekonomik dhe në parandalimin e emigrimit, krahas nevojës për përmirësimin e cilësisë së arsimit.

Vëmendje e veçantë iu kushtua mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të bashkësive etnike, si dhe realizimit të qëllimeve strategjike të Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me partnerët e saj tradicionalë, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar.

Takimi rikonfirmoi rëndësinë e vazhdimit të dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në funksion të sigurisë, gjithë-përfshirjes dhe të kohezionit shoqëror.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments