0.3 C
Tetovo
E hënë, 23 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeProkuroria Publike ka hapur hetim për mungesën e pasaportave

Prokuroria Publike ka hapur hetim për mungesën e pasaportave

Për rastin e mungesës së pasaportave ka hapur hetim Prokuroria Publike. Çulev njoftoi se dosjen e ka dorëzuar në Prokurorinë për Krimi të Organizuar dhe Korrupsion. Kurse, nga ky organ i akuzës informojnë se janë duke mbledhur dëshmitë përkatëse për keqpërdorimet e mundshme në MPB.

Në Prokurorinë Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka arritur njoftimi i Ministrisë së Brendshme në lidhje me informacionet e tyre mbi veprimet e paligjshme në procesin e tenderit për zbatimin e procedurës për sigurimin e dokumenteve personale. Njoftimi iu shpërnda prokurorit publik, i cili menjëherë ka ndërmarr aktivitete për zbardhjen e pohimeve të bëra – njoftojnë nga Prokuroria Publike për Krimi të Organizuar dhe Korrupsion.

Ndërkaq, Ministria e Brendshme ka mbyllur linjat telefonike që kanë shërbyer për caktimin e terminëve për pasaporta. Ministri i brendshëm teknik Naqe Çulev tha se aktualisht në rezerva janë rreth 3.700 pasaporta, të cilat me kërkesë të posaçme mund të jepen vetëm në rastet urgjente të qytetarëve. Çulev ritheksoi se këtë problem e ka trashëguar nga paraardhësi i tij në MPB, Oliver Spasovski.

Përkatësisht, më 6 dhjetor 2019, informacioni i dorëzuar në Ministrinë e Brendshme nga ndihmës ministri tregon se në magazinë kishte vetëm 88.100 pasaporta. Kur mbërrita si Ministër, shërbimet na informuan se kishim një mungesë serioze të dokumenteve personale përfshirë pasaportat dhe vetëm një muaj më vonë, më 8 janar të vitit 2020, shërbimet më njoftuan se kishim vetëm 27 580 pasaporta, ose rreth 50,000 më pak – tha Naqe Çulev, Ministër i brendshëm teknik.

Ministria e Brendshme është në përpjekje që të gjejë një zgjidhje të përkohshme për mungesën e pasaportave. Alsat mëson që vula “Apostile” është njëri nga opsionet e MPB-së, që i ka propozuar Qeverisë. Këto vula propozohet të vendosen në pasaportat e skaduar, derisa të mbërrijë porosia e 100 mijë pasaportave nga Gjermania. Jo zyrtarisht, MPB kërkon përmes një njoftimi të Ministrisë së jashtme vula “Apostile” të njihet nga shtetet e tjera për 16.500 qytetarë që kanë aplikuar me procedurë të rregullt dhe 650 me procedurë të shpejtë, të cilët nuk do të kenë mundësinë të marrin pasaportat deri në fund të muajit mars.

Por, nga Qeveria thanë se kjo çështje nuk do të diskutohet në seancën e ekzekutivit.

Në Seancën e sotme të Qeverisë së RVM-së, nuk është vënë në rend të ditës çështja e zgjidhjes së dokumenteve të udhëtimit. Kjo problematikë do të shqyrtohet në seancën e ardhshme -thonë nga Qeveria e RMV-së.

Praktika e vulës Apostile nëpër dokumentet e udhëtimit është e njohur ndërkombëtarisht në raste krizash institucionale, situata lufte dhe katastrofa natyrore. Një praktikë e tillë u përdor para ca vitesh edhe në Shqipëri, por së fundmi edhe në Britaninë e Madhe pas “BREXIT” nga BE-ja. Por, në rastin e Maqedonisë së Veriut, mundësia e jetëgjatësisë së pasaportave të skaduar përmes vulës Apostile, planifikohet të bëhet si zgjidhje e përkohshme për shtetasit, të cilët tani mbahen si peng.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments