BallinaLajmeSiljanovska distancohet nga përgjegjësia për guvernatorin Sllaveski dhe përplasjet për Alta Bankën

Siljanovska distancohet nga përgjegjësia për guvernatorin Sllaveski dhe përplasjet për Alta Bankën

Debati dhe përplasja për Alta Bankën në Kuvend ka vazhduar edhe sot.Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova u distancua nga përgjegjësia për punën e guvernatorit të Bankës Popullore, Trajko Sllaveski, të cilin vetë e kishte propozuar për këtë detyrë. Gjatë seancës mbikëqyrëse për hyrjen e “Alta Bankës” nga Beogradi në Maqedoni, ajo mes tjerash u përball me pyetjet e deputetes Sonja Mirakovska për kriteret e përzgjedhjes së Sllaveskit dhe ndikimin e mundshëm politik në emërimin e tij.

“A ka qenë zgjedhja e Trajko Sllavëskit, është zgjedhje e juaja profesionale ose ishte emër i dhënë nga ana e partisë në pushtet VMRO-DPMNE?” Sonja Mirakovska, deputete e opozitës

Presidentja u kundërpërgjigj ashpër, duke theksuar se është imune ndaj presioneve politike.

“Si i lejoni vetes të thoni si e kam zgjedhur, përse e kam zgjedhur, përsëris se e kam zgjedhur mbi baza të ligjit pa asnjë presion. Që moti e kam dëshmuar se jam imune ndaj presioneve, për juve nuk e di” Gordana Siljanovska Davkova, presidente

Në qendër të debatit ishte pyetja se si Banka Popullore i dha miratimin “Alta Bankës” nga Beogradi për të marrë pronësinë e ish-“Stopanska Bankës” në Manastir, pa u siguruar parandalimi i një krize si kjo që pasoi me heqjen e licencës së bankës mëmë në Serbi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments