BallinaLajmeTETOVA NUK ËSHTË SEKRET PRIVAT I BILALL KASAMIT!

TETOVA NUK ËSHTË SEKRET PRIVAT I BILALL KASAMIT!

www.telegrami.mk

lajmi interaktiv

Kur kryetari i Komunës së Tetovës paralajmëron se “së shpejti do të ketë më shumë detaje” për një zhvillim të rëndësishëm turistik, lind pyetja: pse duhet të presim deri nesër për të ditur diçka që, nëse është projekt publik, duhet të jetë transparente që sot?

Komuna nuk është kompani private, as pronë personale e kryetarit, ku projektet mbahen në sirtar dhe zbulohen sipas dëshirës së pronarit. Është institucion publik, që funksionon me paratë e qytetarëve dhe transparencën e ka obligim ligjor, jo favor që ua bën qytetarëve.

Nëse ekziston një projekt serioz për zhvillimin e turizmit në Tetovë, qytetarët meritojnë të dinë: çfarë projekti është, sa kushton, kush e financon, kush e realizon dhe çfarë përfitimi do të ketë qyteti.

Postimet me fotografi, paralajmërimet misterioze dhe premtimet për “detaje së shpejti” mund të krijojnë kureshtje në rrjetet sociale, por nuk janë transparencë institucionale.

Tetova nuk ka nevojë për mistere turistike, por për projekte konkrete. Turizmi nuk zhvillohet me paralajmërime, por me punë, investime dhe rezultate.

Kryetar, qytetarët nuk janë publik që duhet mbajtur në ankth deri në episodin e ardhshëm. Janë pronarët e këtij institucioni!

www.telegrami.mk

========================================================

lajmi aktiv që qarkullon

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments