Nga sot, 21 nëntor, Bashkimi Evropian ndalon eksportin e mbetjeve plastike drejt Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të tjera që nuk janë anëtare të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik.
Ndalimi përfshin edhe mbetjet plastike të pastra dhe jo të rrezikshme, të cilat dërgoheshin për riciklim, ndërsa do të jetë në fuqi të paktën deri më 21 maj 2029.Sipas të dhënave të Bankës Botërore, gjatë vitit 2024, vendet e BE-së eksportuan drejt Maqedonisë së Veriut 323,5 tonë mbetje plastike, me vlerë rreth 46 mijë e 400 dollarë. Sasitë më të mëdha erdhën nga Kroacia dhe Greqia.
Komisioni Evropian thekson se masa synon të parandalojë ndotjen dhe rreziqet për shëndetin e njerëzve në vendet që pranojnë mbetjet plastike.
