Në Bervenicë të Maqedonisë e Veriut sot mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale të jashtëzakonshme, shkruan Portalb.mk.
Sipas 100% të vendvotimeve të përpunuara, deri në orën 18:30 kanë votuar 52,9% apo 8595 votues.
Për krahasim, në rrethin e parë para dy javëve deri në këtë orë kanë votuar 44,57 %, dallimi është se ka rritje të daljes për 8,33 %.
Ndërkaq nëse e krahasojmë me daljen e rrethit të dytë të vitit 2025, dallimi është se ka ulje të daljes për 0,31 %.
Më poshtë mund të shihni infografikun për daljen e votuesve:

