Dalja e votuesve në raundin e dytë të zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës po shënon rritje.
Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), deri në orën 13:00 kanë votuar 4.518 qytetarë, apo 27,81 për qind e gjithsej 16.256 votuesve të regjistruar.
Kjo përfaqëson një rritje prej 7,31 pikë përqindjeje në krahasim me raundin e parë, të mbajtur më 18 tetor.
Kryetari i KSHZ-së, Bojan Mariçiq, bëri të ditur se deri në orën 11:00 dalja kishte qenë 13,82 për qind, me gjithsej 2.245 votues. Në të njëjtën periudhë gjatë raundit të parë kishin votuar 1.480 qytetarë, apo 9,11 për qind.
Ai theksoi se gjatë vizitave në tri vendvotime në Bërvenicë, procesi zgjedhor ishte zhvilluar normalisht, me interesim të shtuar të qytetarëve.
Ndërkohë, deri në orën 11:00 në KSHZ ishte dorëzuar një ankesë lidhur me mbrojtjen e së drejtës personale të votës, e cila ishte pranuar dhe votuesit i ishte mundësuar të votonte.
