BallinaLajmeBërvenica sot: VMRO-ja në terren me 58 deputetë, me ka krejt Qeveri,...

Bërvenica sot: VMRO-ja në terren me 58 deputetë, me ka krejt Qeveri, BDI-ja dhe VLEN-i në terrin e deklaratave nëpër portale…!

www.telegrami.mk

VMRO-ja e ka kuptuar se vota nuk fitohet vetëm me konferenca për shtyp. Prandaj, sot në Bërvenicë i ka mobilizuar deputetët, ministrat dhe strukturat partiake, duke zbritur në terren për të kërkuar mbështetjen e qytetarëve.Autobusat…

Ndërkohë, BDI-ja dhe VLEN-i duket se kanë zgjedhur një strategji tjetër: VMRO-ja troket në dyert e qytetarëve, kurse ata trokasin në portalet dhe studiot televizive!

Njëra palë po investon energji në terren, ndërsa palët e tjera po investojnë fjali nëpër media. Njëra po kërkon votën sy më sy, të tjerat po përpiqen ta bindin publikun se janë të pranishme përmes deklaratave.

Por politika nuk është garë se kush prodhon më shumë tituj portalesh. Është garë organizimi, pranie, besimi dhe pune me qytetarët.

Në fund, votuesi nuk e hedh votën për deklaratën më të bukur, por për atë që e sheh, e dëgjon dhe e ndien pranë.

Dhe nëse BDI-ja e VLEN-i mendojnë se terreni fitohet me statuse e deklarata, le ta pyesin VMRO-në pse i ka nxjerrë sot në Bërvenicë gjithë atë artileri politike.

Sepse në politikë ekziston një dallim i madh: disa bëjnë fushatë për ta fituar votën, të tjerët bëjnë deklarata për ta bindur veten se ende e kanë atë.

www.telegrami.mk

P.S Mickoski e ka Bërvenicën sprovën më të madhe se sa zgjedhjet parlamentare …vetëm ai e di dhe Nikoloski e dijnë çka i pret…. Halloweni..luaje Mickoski meri edhe deputetët e BDI dhe Vlen pa maska.?!

Mesut Shabani

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments