4.7 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaEkonomiMinistri Bekteshi as që e përmendi Pollogun pse nuk ka 0 cent...

Ministri Bekteshi as që e përmendi Pollogun pse nuk ka 0 cent investim: Rezultat historik i investimeve të huaja

Lajmi interaktiv

Po bëhet viti i tretë kalendarik i pushtetit LSDM-BDI dhe segregacioni ekonomik vazhdon deri sa shteti nga Pollogu mbledh remitencat në vlerë prej 1 miliard e 200 milion eurosh ,në investime si rikthim nuk ka asnjë cent ,pra asnjë cent nvestimesh që ndikojnë në rekord ikjesh të rrinjësh që paperspektivën nuk mund ta durojnë dhe ikin në vendet perendimore .ky shtet dhe politikëbërsit shqiptaro-maqedon e bëjnë me qëllim mosinvestimin nëpër zonat industriale që të largohen të zvoglohet edhe numri i shqiptarëve si dhe të mos ketë kërkesa për punsim si presion nga ELEKTORATI QË I VOTOI DHE NUK SKUQEN,që vende pune ka vetëm për familjarët e politikëbërësve shqipfolës të BDI-së

==================================

lajmi aktiv që qarkullon

“624.5 milion euro në vitin 2018 kundrejt 181.7 milionë në vitin 2017,që paraqet rritje prej 244%. Ky është rekord historik i IHD-ve në Republikën e Maqedonisë së Veriut që prej pavarësisë së vendit e deri më sot. Vetëm në tremujorin e katërt të vitit 2018 ata arritën në 311.3 milionë euro, krahasuar me 167.9 milionë euro në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar. Pra edhe këtu kemi një rritje prej 85% “, theksoi ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi pas publikimit të të dhënave të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut , në komunikatën e sotme për vlerën e investimeve të huaja në tremujorin e fundit të vitit 2018 dhe për vitin e kaluar në përgjithësi”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Ekonomisë.

Sipas ministrit Bekteshi, kjo shifër është rezultat i angazhimit të kësaj qeverie në realizimin e politikave ekonomike të qëndrueshme, por edhe politikës së jashtme të suksesshme, ku kishim vënë theksin vitin e kaluar ndërsa rezultoi edhe me zgjidhjen e problemit të vjetër me Greqinë fqinje, anëtarësimin e paralajmëruar në NATO dhe progresin e arritur në procesin e integrimit evropian.

“Plani i Zhvillimit Ekonomik, Ligji i ri për Mbështetje Financiare të Investimeve, puna e përbashkët e ekipit ekonomik në krijimin e masave për komunitetin e biznesit dhe realizimi i politikave të parashikueshme për tërheqjen e investimeve të huaja sollën rezultat , të cilin këtë vit, si vit ekonomik ,shpresojmë ta tejkalojmë ”, shprehet Bekteshi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments