BallinaLajmeMë mirë për Tetovën /STOP SHIT-VJEDHJES SË PRONËS PUBLIKE !!

Më mirë për Tetovën /STOP SHIT-VJEDHJES SË PRONËS PUBLIKE !!

Të dashur Tetovarë,

Sot ndodhemi te parcela e zjarrfikësve, që Komuna e Tetovës bëhet gati për shit-vjedhjen përmes partneritetit publiko-privat. Udhëheqësia komunale, në krye me Bilall Kasamin, do t’i mundësojë investitorit privat që të ndërtojë në këtë parcelë atraktive me ofertë që nuk refuzohet.

Skema e mashtrimit paraqitet nëpërmjet studimit të fizibilitetit për shit-vjedhje, që është në favor të privatit.

Ky objekt prapa nesh ka një sipërfaqe prej 885 m². Sa për ironi vetëm rrënimi dhe bartja e materialit do të kushtojë 350,000 euro. E përsëris, 350,000 euro vetëm për prishje, që i bie 400 euro/m², kurse ne treg cmimi maksimal është 10euro/m².

Betoni i armuar i objektit të ri është kalkuluar 6 milionë euro. E përsëris, 6 milionë euro. Ju mbetet juve, inxhinierëve të ndërtimit, ta kalkuloni sa është vjedhja, pasi objekti ka një sipërfaqe bruto 22,875 m², e sipas çmimit të tregut nuk është më e lartë se 150euro/m² me çmim total prej 4 milion euro.

Skenar të ngjashëm tetovarët e kanë parë edhe në qeverisjen e BDI-së, ku me ndërtimin e teatrit të Tetovës, shuma e investuar ka mbërri diku 40 milionë euro, ndërsa ndërtimi nuk ka përfunduar as pas më shumë se një dekade. Sot lojtarët rezervë të BDI-së po e bëjnë skenarin e teatrit te parcela e zjarrfikësve të Tetovës.

U bëjmë apel përpiluesve të studimit të fizibilitetit, prof. dr. Rametulla Ferati dhe doc. dr. Nedime Sallai, të tërhiqen nga ky studim dhe të mos bëhen instrument në skemen e shit-vjedhjes që e përgatit udhëheqësia e Komunës.

I bëjmë apel Kryetarit Bilall Kasami menjehere të heqë dorë nga shitja e pronës publike, pasi tetovarët nuk ia dhanë votën që të tregtojë me vakëfin e Tetovës si me e pas mall babe.

I bëjmë apel Kryesuesit të Këshillit, Jusuf Abduli, ta tërheqë këtë pikë nga rendi i ditës, pasi në të kundërtën do të mbahet mend si çirak i atyre që i kanë futur duart në xhepin e tetovarëve.

Në bazë të vlersimeve nga inxhinier të ndërtimit, vlera e objektit sipas kuadratures që është e cekur në fizibilitet, nuk e kalon shumën prej 13 milion euro, kurse në fizibilitet është kalkuluar plot 28,5 milion euro.

Hiqni dorë nga çekmexhja e qytetit, pasi për këto mashtrime do vije dita kur do përgjigjeni para drejtësisë dhe para Zotit.

Nuk do të lejojmë që në emër të investimit të keqpërdoret pa hesap buxheti i tetovarëve me skemat si të Belinda Ballukut, dhe pasuria jonë e përbashkët të përfundojë në xhepat e privatit.

U bëjmë apel këshilltareve të Këshillit komunal: Albi Qamili, Ardita Sinani, Bujar Akiki, Adem Terziu, Yllzana Zeqiri, Nazlije Demiri, Arif Selami, Zgjim Shahini, Lulzime Xhelili, Sulejman Fejzulla, Florie Durmishi, Hamit Zendeli, t’i çkyqin duart e tyre nga kontrolla telekomanduese, pasi në të kundërtën do të mbahen mend si bashkpuntorë në shitjen e pasurisë së Tetovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments