0.8 C
Tetovo
E hënë, 23 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeASH-ja dhe Alternativa / BDI-në e çojmë në opozitë, Ahmeti / ...

ASH-ja dhe Alternativa / BDI-në e çojmë në opozitë, Ahmeti / S’kam frikë dhe s’vuaj nga ajo paranojë

asi zgjedhjet e parakohshme të 12 prillit u shpallën zyrtarisht, Aleanca për Shqiptarët e Alternativa shprehen të bindura se në këto zgjedhje BDI do të shkojë në opozitë dhe se koalicioni dy palësh do të jetë fitues.

“Ne tash kemi takime bilaterale për harmonizim të programeve dhe të konkretizimit të ofertës tonë dhe paraqitjes bashkërisht. Mendojmë se ky koalicion do të jetë fitues tek shqiptarët, unë besoj jam i bindur në këtë, natyrisht nëse arrijmë këtë bindje ketë besim që e kemi ta reflektojmë tek qytetarët”, deklaroi Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.

“Ne do të vazhdojmë të krijojmë koalicione më të zgjeruara edhe me sektorin publik sepse jemi të interesuar që gjithë shqiptarët që duan të bëjnë ndryshimin të jenë e pjesë e këtij boshti që udhëhiqet nga ASH dhe shpresojmë se BDI-në përfundimisht do ta çojmë në opozitë”, theksoi Flakron Bexheti, zëdhënës i ASH-së.

Por kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se nuk ja ka frikën Aleancës për Shqiptarët e as Alternativës. Në pyetjen se me cilët emra do të garojë BDI më 12 prill, Ahmeti tha se organet e partisë do të vendosim, por potencoi se do të garojë me përfaqësues të pranueshëm për votuesit.

“Mua më bëhet e njëjta pyetje çdo vit, a frikoheni prej atij apo këtij, por sigurisht që unë nuk vuaj dhe nuk kam paranojë aspak.  Kjo do të varet nga organet drejtuese të partisë, do të bëhen anketime, sondazhe, dhe ne duam të garojmë me përfaqësues të pranueshëm për votuesit tanë”, potencoi Ahmeti.

Ndryshe, një kohë të gjatë u përfol për një koalicion trepalësh mes Aleancës për Shqiptarët, Lëvizjes Besa dhe Alternativës, por kjo nuk ndodhi. Alternativa  nuk pranonte të ulej bashkë me Lëvizjen Besa, ndërsa kjo e fundit nuk iu përgjigj ofertës së Aleancës, duke e quajtur atë si joserioze.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments