7.9 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeBilall Kasami uron pavarësinë e Kosovës

Bilall Kasami uron pavarësinë e Kosovës

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, nëpërmes një shkrimi në rjetin social facebook ka uruar përvjetorin e 12-të të pavarësisë së Kosoves. Ai ka shkruar se pavarësia e Kosovës shënoi një kapitull të ri për shqiptarët.

“Pas shumë dekadash vuajtje, trysni dhe luftëra, më 17 shkurt 2008 Kosova gëzoi pavarësinë dhe u shpall shtet i pavarur dhe sovran, i pranuar nga shumë shtete ndërkombëtarisht. Shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë por edhe të dhimbshëm, sepse për t’u arritur ky ideal historik,u derdh shumë gjak dhe u shuan shumë jetë.
Në emrin tim personal dhe të gjithë aktivistëve të Lëvizjes BESA, më lejoni të uroj 12 vjetorin e pavarsisë, duke shpresuar që Kosova të jetë gjithmonë e qetë dhe stabile, dhe t’i kontribojë paqes dhe stabilitetit rajonal. Datat e rëndësishme janë pjesë e pa ndarë e jona, sepse të njejtat na rikujtojnë historinë tonë të lavdishme kombëtare mbi themelet e së cilës duhet të ndërtohet e ardhmja e ndritshme e kombit tonë. Urime Kosovë 12 vjetorin e PAVARËSISË, rrofsh e qofsh!”, shkruan në urimin e tij Bilall Kasami.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments