Ministri për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, gjatë vizitës së sotme në Strugë, u takua me kryetarin e Komunës, Mendi Qyra, të cilin e përgëzoi për angazhimin dhe punën në shërbim të qytetit dhe qytetarëve.
Gjatë takimit, bashkëbiseduesit diskutuan për zhvillimin e Strugës, nevojat dhe prioritetet e qytetarëve, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit institucional për realizimin e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së përditshme.
Ministri Ferati theksoi rëndësinë e komunikimit të vazhdueshëm dhe bashkëpunimit me institucionet lokale, me qëllim që potenciali i Strugës të shfrytëzohet në mënyrën më të mirë dhe qyteti të ketë zhvillim të qëndrueshëm.
“Struga, si një qytet me potencial të madh zhvillimor, kërkon vëmendje të vazhdueshme, investime dhe përkushtim institucional. Në këtë drejtim, bashkëpunimi ndërmjet institucioneve qendrore dhe lokale mbetet i rëndësishëm për avancimin e projekteve dhe përmbushjen e nevojave të qytetarëve”, ka thënë Ferati.
Takimi, njëherësh riafirmon rëndësinë e dialogut dhe koordinimit institucional për ndërtimin e një Struge më të zhvilluar, më funksionale dhe me kushte më të mira për të gjithë qytetarët.Ministri për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, gjatë vizitës së sotme në Strugë, u takua me kryetarin e Komunës, Mendi Qyra, të cilin e përgëzoi për angazhimin dhe punën në shërbim të qytetit dhe qytetarëve.
Gjatë takimit, bashkëbiseduesit diskutuan për zhvillimin e Strugës, nevojat dhe prioritetet e qytetarëve, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit institucional për realizimin e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së përditshme.
Ministri Ferati theksoi rëndësinë e komunikimit të vazhdueshëm dhe bashkëpunimit me institucionet lokale, me qëllim që potenciali i Strugës të shfrytëzohet në mënyrën më të mirë dhe qyteti të ketë zhvillim të qëndrueshëm.
“Struga, si një qytet me potencial të madh zhvillimor, kërkon vëmendje të vazhdueshme, investime dhe përkushtim institucional. Në këtë drejtim, bashkëpunimi ndërmjet institucioneve qendrore dhe lokale mbetet i rëndësishëm për avancimin e projekteve dhe përmbushjen e nevojave të qytetarëve”, ka thënë Ferati.
Takimi, njëherësh riafirmon rëndësinë e dialogut dhe koordinimit institucional për ndërtimin e një Struge më të zhvilluar, më funksionale dhe me kushte më të mira për të gjithë qytetarët.
