Ambasada e Amerikës në Prishtinë, u ka bërë thirrje shtetasve amerikanë që të kenë kujdes gjatë të mërkurës së 16 shtatorit, kur në Prishtinë dhe gjithandej nëpër Kosovë priten tubime të mëdha në pritje të verdiktit në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pa e përmendur këtë si arsye për tubimet, që i paralajmëron si demonstrata të mëdha, selia diplomatike alarmon se mund të shkaktojnë grumbullime të mëdha të qytetarëve, mbyllje të rrugëve dhe pengesa serioze në trafik.
Këshillohet që udhëtimet të kufizohen në zonën e afërt të vendbanimit tuaj dhe të shmangni udhëtimin drejt vendit të punës dhe shkollave nëse rruga juaj kalon nëpër zonat e prekura, pasi mund të mos arrini ta përfundoni udhëtimin në kohën e parashikuar”, thuhet në njoftim
