BallinaLajmeMickoski: Nëse opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, do t’i pranojmë dhe do...

Mickoski: Nëse opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, do t’i pranojmë dhe do t’i fitojmë

Kryeministri Hristijan Mickoski ka ripërsëritur qëndrimin e VMRO-DPMNE-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Mickoski tha se në rast se opozita ka ndonjë kërkesë në kuadër të Kuvendit për zgjedhje të parakohshme parlamentare, VMRO-DPMNE-ja do t’i përgjigjet pozitivisht dhe do t’i fitojë të njëjtat“A do të ketë zgjedhje të parakohshme? Unë tashmë jam përgjigjur në këtë pyetje. Kjo qeveri ka marrë besimin nga qytetarët që ta udhëheqë mandatin e plotë katërvjeçar. Ne kemi zgjedhje të rregullta të planifikuara për prill 2028. Opozita, nëse paraqet kërkesë në suazat e Kuvendit, ja, kemi një opozitë të bashkuar. Këtu është koalicioni i udhëhequr nga BDI-ja dhe koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja dhe Levica në suazat e Kuvendit. Ne jemi këtu, do të përgjigjemi pozitivisht, do të mbajmë zgjedhje dhe do t’i fitojmë”, tha Mickoski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments