www.telegrami.mk
Kontrasti është i qartë: premtime publike për zgjidhjen e çështjes së provimeve në shqip, ndërsa studentët thonë se pas 2 vitesh e gjysmë, dhjetëra kërkesash dhe protestash, ende nuk kanë marrë zgjidhje.
Ironia me “shkopin magjik” dhe “qilimin fluturues të Teheranit” del nga shkrimet-kolumnet e tij : nëse ai premtonte se do ta zgjidhte problemin, sot mund të pyetet pse studentët ende kërkojnë të njëjtën gjë para Ministrisë së Drejtësisë…dhe nuk i pranoi
Premtoi zgjidhje, studentët pritën. Dy vjet e gjysmë, dhjetëra kërkesa e protesta, ndërsa sot kërkesa është ende e njëjtë: zbatoni Kushtetutën dhe ligjin.
“Shkopi magjik nuk e zgjidhi problemin, qilimi fluturues i Teheranit,e dorzoi deri te posti i Ministrisë…ndërsa nuk i çoi studentët te provimi në shqip. Tani studentët nuk kërkojnë magji nga ministri Shasivari – kërkojnë vetëm zbatimin e Kushtetutës dhe ligjit.”
www.telegrami.mk
