BallinaLajmeKostadinovski dhe Pavllovska-Daneva në takim me Jeton Shasivarin

Kostadinovski dhe Pavllovska-Daneva në takim me Jeton Shasivarin

Kryetari i Gjykatës kushtetuese Darko Kostadinovski dhe gjykatësja Ana Pavllovska-Daneva kanë realizuar takim me ministrin e Drejtësisë, Jeton Shasivari, ku janë shqyrtuar disa çështje aktuale nga sfera e kushtetueshmërisë, ligjshmërisë dhe funksionimit të sistemit kushtetues-juridik.

Në takimin, siç kumtoi Gjykata kushtetuese, u theksua rëndësia e dalogut të hapur dhe të vazhdueshëm institucional, posaçërisht për çështjet të cilat janë me interes të përbashkët dhe që kanë të bëjnë me avancimin e sundimit të së drejtës dhe sigurisë juridike.

Mes temave për të cilat u bisedua ishin zbatimi i vendimeve të Gjykatës kushtetuese, mekanizmat ligjorë që lidhen me zbatimin e tyre, si dhe zgjidhjet që po shqyrtohen në kuadër të përgatitjes së Ligjit të ri për Gjykatat dhe Kodit penal.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe mbi proceset aktuale ligjore dhe reformuese, duke theksuar nevojën për zgjidhje të qarta ligjore, respektimin e kompetencave kushtetuese dhe komunikim të koordinuar institucional për çështje me rëndësi më të gjerë për rendin juridik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments