Në shkollën fillore “Njegosh” në Idrizovë të Komunës Gazi Babë, nxënësit shqiptarë edhe këtë vit mund të mësojnë në gjuhën shqipe deri në klasën e pestë. Nga klasa e gjashtë deri në të nëntën, ata duhet të vazhdojnë arsimin në shkolla të komunave të tjera. Pavarësisht që problemi është i kahmotshëm, edhe këtë vit nuk parashihet një zgjidhje konkrete. Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska tha për Alsat se është mirë që fëmijët të mësojnë në gjuhën e tyre amtare. Mirëpo, për këtë rast ministrja Janevska nuk tha që dikasteri që ajo drejton nuk ka marrë ndonjë vendim për hapjen e paraleleve në shqip në Idrizovë.Në këtë moment nuk mund t’ju them saktësisht nëse dhe sa kërkesa eventualisht kemi, por dua të them se në këtë moment, ndoshta, nuk mund të pohoj me siguri, bëhet fjalë për punësime të reja. Dhe duke qenë se kemi të paktën 2.500 mësues që nuk kanë fond të plotë të orëve mësimore, ndërsa ne u paguajmë pagat, çdo punësim i ri përbën problem”,tha Vesna Janevska.
Ministrja Janevska çështjen e mësimit shqip në Idrizovë e lidh edhe me mungesën e nxënësve dhe me numrin e madh të mësuesve që aktualisht nuk kanë fond të plotë të orëve. Sipas saj, nëse në Idrizovë vërtetohet se nevojiten paralele në gjuhën shqipe, atëherë do të shqyrtohet edhe mundësia e angazhimit të mësuesve që tashmë janë në sistem. Janevska thotë se aktualisht nuk mund të konfirmojë nëse kërkesa për mësim në shqip do të nënkuptonte punësime të reja. Ajo thekson se Ministria nuk lejon punësime të reja përveç rasteve kur ato janë të domosdoshme
