Mickoski gënjen sërish – paga minimale në Maqedoninë e Veriut është ndër më të dobëtat në rajon.
Hristijan Mickoski po përpiqet edhe një herë ta paraqesë realitetin ndryshe nga ai që është.
Ai citon një raport të Eurostatit për pagën minimale ligjore dhe pretendon se në vendin tonë është më lirë të jetohet dhe se qytetarët tanë jetojnë më mirë.
Por shifrat tregojnë krejtësisht të kundërtën.
Sipas krahasimit mes pagës minimale neto dhe çmimit të naftës në rajon:
- Në Slloveni, me pagën minimale blihen 629 litra naftë.
- Në Kroaci 516 litra.
- Në Mal të Zi 400 litra.
- Në Bosnje dhe Hercegovinë 362 litra.
- Në Serbi 286 litra.
- Në Kosovë 263 litra.
- Në Maqedoninë e Veriut vetëm 261 litra.
- Në Shqipëri 214 litra.
Një punëtor me pagë minimale në Maqedoninë e Veriut duhet të punojë 39 minuta për të blerë një litër naftë.
Për ta mbushur një rezervuar prej 50 litrave, ai shpenzon 19.15% të gjithë pagës mujore.
Kjo nuk është fuqi blerëse.
Kjo është varfëri.
Mickoski mund të citojë çfarë të dojë.
Qytetarët e shohin të vërtetën në pompën e derivateve dhe në dyqan.
Gënjeshtrat për standardin e jetesës nuk kalojnë më.
Asnjë statistikë nuk mund ta bindë qytetarin e Maqedonisë së Veriut se jeton më mirë sesa e përjeton në të vërtetë.
Qytetarët statistikën e tyre e kanë në portofol dhe në frigorifer.
Dhe gjithnjë e më pak njerëz janë të gatshëm të dëgjojnë përrallat e Mickoskit për “ekonominë e tretë në Evropë”, “të parët në turizëm”, “liderë në transportin ajror” apo “aeroportin më të suksesshëm”.
