BallinaLajmeArsim, në shtator 4.900 nxënës të klasës së parë më pak

Arsim, në shtator 4.900 nxënës të klasës së parë më pak

Në shtator do të ketë rreth 4.900 nxënës të klasës së parë më pak se vitin e kaluar. Këtë e ka bërë të ditur sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, duke shtuar se kjo shifër nuk është përfundimtare.

“Numri i studentëve po zvogëlohet, duke pasur parasysh se kemi gjithnjë e më pak nxënës edhe në shkollat fillore dhe të mesme. Këtë vit numri i nxënësve në shkollat e mesme është ulur, por jo në mënyrë drastike. Këto shifra nuk janë përfundimtare, sepse kemi edhe afatin e tretë të regjistrimit në gusht, por numri në shkollat fillore është ulur ndjeshëm dhe jemi në një përqindje me mbi 4.000 fëmijë më pak se vitin e kaluar”, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments