Dega e BDI-së në Tetovë ka hedhur dyshime për keqpëdroime të mëdha financiare nga ana e autoriteteve komunale lidhur me mbledhjen e mbeturinave.
BDI-Tetovë bën një krahasim të dukshëm me të hyrat e vitit 2024 që ishin mbi 45 milionë denarë ose rreth 720 mijë euro, dhe të hyrat e vitit 2025 me një zvogëlim drasik prej 1.2 milionë denarëve ose rreth 20 mijë eurove. BDI pyet publikisht se ku u avulluan ato 720 mijë euro të hyra që arkëtoi ndërmarrja SUBERMACHER?
Komunikata e plote e BDI-Tetovë
SKANDAL NË NPK “TETOVA”
SI U ZHDUKËN MBI 44 MILIONË DENARË, OSE RRETH 720 MIJË EURO, TË HYRA NGA SAUBERMACHERI
-Në vitin 2024, NPK “Tetova” ka raportuar 45.3 milionë denarë të hyra nga Saubermacheri.
-Ndërsa në vitin 2025 vetëm 1.2 milionë denarë.
Pra, të hyrat kanë rënë për më shumë se 38 herë.
Çfarë u bë me mbi 44 milionë denarët, ose rreth 720 mijë euro, dhe si shpjegohet kjo diferencë?
Këto të dhëna burojnë nga vetë raportet zyrtare të NPK “Tetova”, të prezantuara para Këshillit Komunal të Tetovës.
Kur kuadro submediokre, me kualifikime profesionale të dyshimta apo inekzistente, marrin në duar drejtimin e aseteve dhe ndërmarrjeve komunale, keqmenaxhimi dhe keqpërdorimi shndërrohen në mënyrë qeverisjeje. Për këtë duhet përgjegjësi e plotë dhe llogaridhënie institucionale.
Nuk do të ndalemi këtu. Çdo dyshim për keqpërdorim do ta dokumentojmë dhe denoncojmë pranë organeve kompetente. Drejtësia mund të vonojë, por nuk harron!
