BallinaLajmeBajram Rexhepi -BDI-Tetovë/ SKANDALI FINANCIAR NË NPK “TETOVA”

Bajram Rexhepi -BDI-Tetovë/ SKANDALI FINANCIAR NË NPK “TETOVA”

Dy raporte zyrtare financiare të NPK “Tetova” për të njëjtin vit (2024) paraqesin shifra që nuk përputhen.

Në një raport figurojnë 56.065.862 denarë, ndërsa në raportin pasues, për të njëjtin vit (në kolonën krahasuese) dhe të njëjtën kategori, figurojnë vetëm 38.350.468 denarë.

Diferenca është 17.715.394 denarë.

Qytetarët meritojnë përgjigje:

* Ku është kjo diferencë prej 17.7 milionë denarësh?

* Si u rrit humbja e ndërmarrjes nga -5.97 milionë në -71.05 milionë denarë brenda vetëm një viti?

* Pse të hyrat ranë me gati 30%, ndërsa shpenzimet u rritën me mbi 12%?

* Si është e mundur që shpenzimet për kamatë u rritën nga 140 mijë në 17.4 milionë denarë, pra rreth 124 herë më shumë? A jeni të sigurt se e gjithë kjo shumë është vërtet kamatë, apo mos janë shpenzime të tjera të evidentuara nën këtë zë?

Këto nuk janë pretendime, por pyetje që burojnë nga dokumentet zyrtare financiare të vetë NPK-së, të cilat janë dorëzuar në këshillin konubal nl Tetovë.

👉Kjo udhëheqësi komunale deri më sot ka dëshmuar një model të qartë qeverisjeje.

Gjithçka që ishte profitabile e shitën ose e dhanë me koncesion për interesat e tyre, ndërsa atë që nuk arritën ta shesin, e keqmenaxhuan, e zhytën në borxhe dhe e shndërruan në burim plaçkitjeje.

Ata nuk erdhën për ta menaxhuar pasurinë publike, por për ta copëtuar, shitur, shfrytëzuar dhe varfëruar në kurriz të qytetarëve.

Qytetarët presin transparencë. Ku shkojnë dhe si harxhohen paratë e tyre?

P.S

Nëse bëhet fjalë për 17,7 milionë denarë (17.700.000 MKD), me kursin fiks të denarit ndaj euros (rreth 61,5 denarë = 1 euro), atëherë:

17.700.000 ÷ 61,5 ≈ 287.800 euro

Pra, 17,7 milionë denarë janë afërsisht 288 mijë euro.www.telegrami.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments