BallinaLajmeBDI: Qyteti i Shkupit ta largojë menjëherë tabelën e paligjshme dhe ta...

BDI: Qyteti i Shkupit ta largojë menjëherë tabelën e paligjshme dhe ta respektoj dygjuhësinë

Bashkimi Demokratik për Integrim i bën thirrje edhe një herë kryetarit të Qytetit të Shkupit që ta largojë menjëherë tabelën e paligjshme të mirëseardhjes dhe ta zëvendësojë atë me një tabelë që respekton plotësisht detyrimet ligjore për përdorimin e gjuhës shqipe.Pavarësisht reagimeve të shumta të qytetarëve dhe opinionit publik, Qyteti i Shkupit vazhdon ta injorojë dygjuhësinë dhe karakterin multietnik të kryeqytetit. Përjashtimi i gjuhës shqipe nga një tabelë zyrtare nuk është vetëm shkelje ligjore, por akt që krijon ndjenjë përjashtimi dhe nxit tensione të panevojshme ndëretnike.

BDI nuk do të lejojë që respektimi i gjuhës shqipe të varet nga vullneti politik i një individi. Për këtë arsye, do të fillojmë procedurë ligjore pranë institucioneve kompetente për konstatimin dhe sanksionimin e kësaj shkeljeje.

Megjithatë, duke respektuar reagimin e qytetarëve dhe nevojën për ruajtjen e bashkëjetesës, edhe një herë i bëjmë thirrje kryetarit të Shkupit që të veprojë me përgjegjësi, ta respektojë ligjin dhe të mos prodhojë përçarje, urrejtje dhe tensione etnike në kryeqytet.

Shkupi u përket të gjithë qytetarëve të tij. Gjuha shqipe nuk është privilegj dhe as dekor, por e drejtë e garantuar me ligj.
Tabela e paligjshme duhet të largohet menjëherë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments