Lidhja Shqiptare ka shprehur solidarizim të plotë me qytetarët e prekur nga helmimi i ujit të pijshëm në komunën e Gostivarit.
Nga kjo parti presin hetim të shpejtë, profesional dhe transparent të këtij rasti.
Nga Lidhja Shqiptare thonë se mirë do të ishte që të ketë përgjegjësi morale por siç shtojnë nga kjo parti, pararendësi i udhëheqësisë komunale dhe e ky I sotit, nuk e kanë një gjë të tillë.
Komunikata e plotë e Lidhjes Shquptare
Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit që janë prekur nga ky incident i rëndë. Shëndeti dhe jeta e njerëzve duhet të jenë mbi çdo interes tjetër. Urojmë shërim sa më të shpejtë për të gjithë të prekurit dhe shprehim respekt dhe mbështetje të plotë për stafin mjekësor që po punon me përkushtim në kushte të vështira, theksohet në komunikatën e LSh-së, të cilën MIA e transmeton në formë integrale.
Presim nga të gjitha institucionet kompetente një hetim të shpejtë, profesional dhe plotësisht transparent. Mbi bazën e fakteve dhe ligjit, pa mbrojtur askënd dhe pa paragjykuar askënd, përgjegjësi ligjore duhet të ketë dhe ky rast nuk guxon të kalohet pa u zbardhur deri në fund.
Mirë do ishte të ketë edhe përgjegjësi morale por pararendësi i këtij sot dhe ky sot nuk e kanë një gjë të tillë. Po ta kishin nuk do ta katandisnin Gostivarin kështu siç është katandisur sot.
Njëkohësisht, institucionet duhet të garantojnë furnizim të sigurt me ujë të pijshëm dhe informim të rregullt e të saktë për qytetarët. Besimi rikthehet vetëm me transparencë, përgjegjësi dhe veprim konkret.
Shëndeti publik nuk është çështje politike, por përgjegjësi e përbashkët.
