BallinaLajmeMinistrit të Drejtësisë Jeton Shasivarit i kaloi muaji i mjaltit.Shasivari në ekspozita,...

Ministrit të Drejtësisë Jeton Shasivarit i kaloi muaji i mjaltit.Shasivari në ekspozita, drejtësia në pritje – VLEN flet për rezultate, por ministri ende pa një veprim konkret.Kurë Ministër Aksion ???(pj.3)

Kontrasti mes fjalëve dhe veprimeve:

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari vazhdon të shmangë çështjet që bien drejtpërdrejt në përgjegjësinë e tij institucionale. Në vend që të nisë reforma konkrete në drejtësi, të adresojë rastet e pazgjidhura, të kërkojë përgjegjësi për padrejtësitë ndaj shqiptarëve apo të ndërmarrë iniciativa ligjore, ai shfaqet në aktivitete kulturore dhe ceremoniale, si hapja e një ekspozite fotografike.

Askush nuk e vë në dyshim rëndësinë e kulturës, por qytetarët presin që ministri i Drejtësisë të merret para së gjithash me drejtësinë. Derisa sistemi vazhdon të përballet me mungesë besimi, procese të stërzgjatura dhe raste që presin zgjidhje, pjesëmarrja në aktivitete protokollare nuk mund të zëvendësojë punën për të cilën ai është emëruar.

Paradoksi bëhet edhe më i madh kur VLEN akuzon BDI-në për “raste të montuara”, “padrejtësi”, “diskriminim” dhe mungesë epilogu për shumë ngjarje. Nëse këto akuza janë të sinqerta, atëherë ministri i Drejtësisë duhet të jetë i pari që nis veprime konkrete për t’i rihapur këto çështje ose për të kërkuar përgjegjësi institucionale. Përndryshe, deklaratat mbeten vetëm retorikë politike.Partia e tijë VLEN i caktoi disa tema që ai duhet ti zgjidh …lexo Minmistër

Po ashtu, VLEN rendit projekte infrastrukturore si Kampusi “Nënë Tereza”, Rruga Shkup–Bllacë, Rruga Tetovë–Prizren dhe Korridori 8 si dëshmi të suksesit. Megjithatë, këto janë projekte që lidhen me ministri të tjera. Qytetarët kanë të drejtë të pyesin: cili është rezultati konkret i Ministrisë së Drejtësisë dhe i Jeton Shasivarit?

Në fund, një ministër i Drejtësisë nuk matet me numrin e ekspozitave ku merr pjesë apo me deklaratat politike të partisë së tij. Ai matet me reformat që ndërmerr, ligjet që përmirëson, luftën kundër korrupsionit, pavarësinë e gjyqësorit dhe vendosmërinë për të kthyer besimin e qytetarëve te drejtësia. Deri më tani, veprimet konkrete të Jeton Shasivarit mbeten shumë më pak të dukshme sesa aktivitetet e tij protokollare.

  1. Ekstradimi i Gruevskit ,nuk pret ,ministri Jeton Shasivari hesht 7 ditë …ose leja nga Mickoski është tërhequr???… www.telegrami.mk
  2. P.S
  3. Asnjë të dhënë për çmime botrore të fotografit turk me rrënjë nga Shkupi Engin Uzun nuk gjeta…d.m.th. promovimi i tij në Shkup një javë pas ardhjes në pushtet të Ministrit të Kulturës Sedat Sulejmani ishte për të mbuluar kiksimet me flamurin të Ministrit dhe i përshtatej kënga e Ilir Shaqirit ”KTHEMA BORXHIN ” .
  4. Po shqiptarët e Maqedonisë nuk u kan asnjë borxh moral artistëve të huaj për dallim nga politikanbërsit .
  5. Ali Ahmeti vend e pavend merej me Kosovën kur e kishte punën PISK ,ndërsa Kosova shtet me gjitha atributet ndërsa këta të VLEN me Turqinë ose …??? hyjmë në një cikël ripërsëritje nga VLEN ku kemi alibi për dështimet
  6. Po pyes për një shok hala as një fjalë Ministrit të Drejtësisë Jeton Shasivari nuk i shpëtoi nga goja dhe nuk e pamë se a flet shqip me gramatikë apo pengohet edhe pse me gjitha isharetet nga ky manifestim u tejçmua me nderin që ia bënë …KULTI …me fe ndalohet…Kur çdo aktivitet protokollar paraqitet si sukses i madh, ndërsa rezultatet konkrete mungojnë, lind përshtypja se po ndërtohet një lloj kulti politik, ku imazhi i ministrit dhe i partisë promovohet më shumë sesa puna reale në institucione.”.
  7. Mesut Shabani
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments