BallinaLajmeZgjedhjet në Bërvenicë pritet të mbahen në tetor, rrjedhin procedurat ligjore pas...

Zgjedhjet në Bërvenicë pritet të mbahen në tetor, rrjedhin procedurat ligjore pas vdekjes së ish-kryetarit

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarin e Komunës së Bërvenicës pritet të mbahen në muajin tetor, kjo pasi ish-kryetari Jovica Ilievski ndërroi jetë muajin e kaluar, raporton Portalb.mk.Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski përmes një deklarate tha se pritet që Kuvendi deri në fund të këtij muaji t’i shpallë zgjedhjet.“Ne si qeveri e miratuam konkluzionin, e dorëzuam në Kuvend, mendoj se këtë muaj kuvendi ngadalë por sigurt do t’i shpallë zgjedhjet dhe diku në muajin tetor të ndodhin ato zgjedhje”, tha Mickoski.Në ndërkohë, ditë më parë, Këshilli Komunal i Bërvenicës e emëroi Robert Millosheskin si ushtrues detyre kryetar i komunës, ai e mbante pozitën e kryetarit të këshillit komunal, ndërsa në vend të tij si kryetar këshilli u vendos Mirosllav Dailovski.Kryetari i Komunës së Bërvenicës, Jovica lievski, vdiq në qershor të këtij viti. Ai ishte kryetar i Komunës së Bërvenicës që nga viti 2021, ai e fitoi mandatin e dytë në krye të kësaj komune në zgjedhjet e fundit lokale në 2025.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments