4.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSELA: KA TENTIM PËR TA HESHTUR ZËRIN E OPOZITËS NË KUVEND

SELA: KA TENTIM PËR TA HESHTUR ZËRIN E OPOZITËS NË KUVEND

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela reagoi gjatë zhvillimit të seancës për pyetje deputetësh, për shkak se, siç tha ai, ka tentim për të heshtur zërin e opozitës shqiptare, me faktin se përfaqësuesit e opozitës shqiptare çdo herë radhiten nga numri tetë e më tej.

“Ziadin Sela është radhitur në nr 17. Është mëse e qartë se duan ta heshin zërin e opozitës. Unë jam lider partie. Çdo herë opozita shqiptare radhitjen e ka pasur nga numri 8 e më tej. A është kjo për shkak që duani të heshtni teatrin e para ca dite për mandatin e Veljanivskit, kompetencat e arsimit në Gostivar, apo keni frikë të përballeni me opozitën?”, deklaroi Sela.

Herën e tjetër siç u shpreh Sela do ta bëjnë zhurmën e nevojshme që ta ndryshoni këtë praktikë. Goran Misovski, i cili po e zëvendëson kryeparlamentin Talat Xhaferi ju përgjigj Selës duke i thënë se ai absolutisht nuk e ka të drejtë, pasi siç tha si kolegu i tij Surija Rushidi në të gjitha seancat ka pasur mundësi të parashtroj pyetjen e tij. Micevski i tha Selës se vërejtja e tij procedurale nuk pranohet. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments