BallinaLajmeEdi Rama njofton hapin historik drejt BE-së: Më 14 korrik Shqipëria mbyll...

Edi Rama njofton hapin historik drejt BE-së: Më 14 korrik Shqipëria mbyll 3 kapitujt e parë të negociatave

SHPËRNDAJE!Tweet

Shqipëria mbylli negociatat për 3 kapitujt e parë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Grupi i punës për zgjerimin i njohur me emrin Coela miratoi paradite mbylljen e bisedimeve për 3 kapituj; kapitullin 30 që ka të bëjë me marrëdhëniet e jashtme;  kapitullin 26 që ka të bëjë me arsimin dhe kulturën dhe kapitullin 25 që ka të bëjë me kërkimin shkencor.

Mbyllja e këtyre 3 kapitujve kaloi pasdite në mbledhjen e ambasadorëve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

Në faqen e Këshillit Europian është publikuar që konferenca ndërqeveritare për mbylljen e kapitujve do të zhvillohet në Bruksel, të martën në 14 korrik, në orën 19.00.

Lajmi është konfirmuar edhe nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.

Postimi i Ramës:

SHQIPËRIA NUK NDALET

Thanë negociatat u bllokuan;

thanë Samiti i NATOS u anullua;

thanë qeveria u rrëzua;

thanë ç’nuk thanë e gjë pa thënë s’do lenë,

sepse puna e tyre janë llafet ndërsa FJALA JONË ËSHTË PUNA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments