www.telegrami.mk
Po çka se Bekim Sali ishte Ministër i Shëndetësisë në RMV, po çka se Arben Taravari ishte ministër i shëndetësisë po çka se Ilir Demiri ishte ministër…,po çka se Azir Aliu është momentalisht ministër i shëndetësisë… tutti … vetëm për cv personale ..më herët kush nuk ishte ishte edhe Bujar Osmani…hiç gjë…të gjithë ministrat shqipfolës hynë si O ( zero) dolën personalisht O plus…humori Azir Aliu meret me anën teknike kompjuterizim të dhënave personale…Maqedonia perendimore nga Vlen participues në Qeveri vetëm në letër 72 milion euro për Spitalin Klinik në Tetovë.
.Po ku lejon Aleksandar Nikoloski…i cili zbaton urdhërat e Mickoskit
….zv/kryeminstri i parë nga Vmro dhe Ministër i transportit…që në rrjete sociale e përshkruajnë si mosinvestitori më i keq,më anti në historinë e qeverive nga 1992 dei tash për Maqedoninë Perendimore ku jetojnë mbi 90% popullatë shqiptare …edhe nuk e fsheh .Nikoloski …hapur e bën propagandën një nacionale..hyni në web faqen e ti zyrtare dhe do shihni se asgjë nuk ka investuar për 3 vite në Maqedoni Perendimore ..krejt investimet kapitale në Pellagoni….dhe Maqedoninë tjetër

Tash në këtë përfundim dy vjeçar të mandatit qeveritar kur duhet të investohet në shëndetësi Vmro u mer ministrinë e shëndetësisë…Shqiptarët e shkretë në RMV duhet të vetëorganizohen me vetë kontribute për funksionim sipërfaqsorë të spitaleve në Maqedoninë Perendimore…nuk është hera e parë….
Që nga viti 2024, edhe pse Ministria e Shëndetësisë drejtohet nga një ministër i propozuar nga koalicioni VLEN në qeverinë VMRO–VLEN, perceptimi i shumë qytetarëve në Maqedoninë Perëndimore është se investimet në spitalet e kësaj pjese të vendit mbeten shumë të ulëta. Sipas këtij vlerësimi, spitalet marrin vetëm investime minimale për nevojat më elementare, ndërsa pjesa dërrmuese e investimeve publike përqendrohet në rajonet e tjera të vendit.
Nëse kjo pasqyron realitetin, atëherë lind pyetja nëse qytetarët shqiptarë trajtohen vetëm si taksapagues, ndërsa për mbajtjen në funksion të spitaleve detyrohen të mbështeten në iniciativa qytetare, donacione dhe kontribute të komunitetit. Një politikë e tillë do të ngrinte shqetësime serioze për barazinë rajonale në investimet publike dhe për qasjen e barabartë në shërbimet shëndetësore për të gjithë qytetarët, pavarësisht se ku jetojnë…www.telegrami.mk
=======================================================================
P.S
Ju kisha këshilluar ti vizitoni… vetëm ti vizitoni… inshalla nuk jeni pacientë të spitaleve në Maqedoninë Perendimore…mos u befasoni që objektet ,katet , dhomat dhe tualet duken si në filmat e HIÇKOKUT …Historia tregon se hijenat në fund hanë nga soji i vet…
Mesut Shabani

