BallinaLajmeMickoski: Diaspora jonë ka të drejtë të marrë pjesë në mënyrë elektronike...

Mickoski: Diaspora jonë ka të drejtë të marrë pjesë në mënyrë elektronike në zgjedhjet e ardhshme presidenciale

“Të njëjtët që e vodhën, e shitën dhe e poshtëruan Maqedoninë, tani po luftojnë me ngulm për ta bllokuar atë. Kanë frikë se, pas raportit të dhjetorit, edhe në raportin e qershorit të Komisionit Evropian për përparimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, do të jemi sërish më të mirët. Por kam një lajm të keq për ta dhe për partnerët e tyre të majtë në koalicion: Maqedonia do t’ju mundë ju dhe bllokadat tuaja”, shkroi në Facebook kryeministri Hristijan Mickoski.

Ai tha se “edhe një herë do të marrim më së shumti mjete buxhetore dhe sërish do të përfitojmë numrin më të madh të fondeve të hapura për financimin e projekteve. Ata po bllokojnë një ligj për të cilin negociuan me muaj të tërë. Një ligj në të cilin ua pranuam të gjitha propozimet. E vetmja gjë që kërkuam ishte që diaspora të mund të votojë në mënyrë elektronike që në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Fillimisht e pranuan këtë, ndërsa sot po e bllokojnë dhe po kërkojnë alibi të zbehta si argumente.”

“Le ta bëjmë kështu: propozoni amendamente me të cilat kërkoni korrigjimin e mënyrës së rrumbullakësimit të votës dhe të paraqitjes së ankesave. Ne do t’i pranojmë menjëherë. Tërhiqni amendamentet e tjera dhe ta miratojmë Kodin Zgjedhor. Diaspora jonë ka të drejtë të marrë pjesë në mënyrë elektronike në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, në një kohë kur inteligjenca artificiale do të ketë rol kyç në botë. Keni mundësinë që këtë herë të tregoheni vërtet dhe në thelb për të ardhmen evropiane të Maqedonisë, jo përmes ndryshimit të Kushtetutës, por përmes reformave”, tha Mickoski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments