BallinaOpinionFrashër Oseku/Na thanë protestat paskan qenë të Iranit...

Frashër Oseku/Na thanë protestat paskan qenë të Iranit…

Na thanë se protestat paskan qenë të Iranit.
Na thanë se zërat kritikë, veteranët e luftës dhe ata që kundërshtojnë pushtetin qenkan pjesë e një agjende të huaj.
Por atëherë lind pyetja: ku ishte Irani në ato sheshe ku fliste Dritan Goxhaj? Ku ishte Irani në ato tubime ku valëviteshin flamujt amerikanë, flamujt e Bashkimit Evropian dhe flamujt kuqezi?
Në çdo takim ku Dritan Goxhaj ka folur për UÇK-në, për Kosovën dhe për të ardhmen e kombit, zemra e tubimeve kanë qenë flamuri shqiptar, flamuri amerikan dhe ai evropian. Kjo është pamja që kanë parë të gjithë.
Paradoksi më i madh është se ata që mbajnë flamurin e SHBA-së dhe të Evropës etiketohen si njerëz të Iranit. Kjo nuk është logjikë. Kjo është politikë e frikës.

Dritan Goxhaj la karrierën ushtarake në vitin 1999 për t’iu bashkuar UÇK-së. Familja Goxhaj dha kontribut në luftën për liri, ndërsa sot duhet të dëgjojë etiketime dhe sulme politike.
Edi Rama mund të ketë pushtetin, por nuk mund të ndryshojë historinë. Nuk mund të flasë në emër të UÇK-së duke ofenduar ata që luftuan. Nuk mund të japë leksione patriotizmi atyre që lanë uniformën dhe jetën e tyre për Kosovën.
Kur një kryeministër nuk arrin të përballet me argumentin dhe zgjedh etiketimin, atëherë ai nuk po godet vetëm një njeri. Ai po godet kujtesën e luftës, dinjitetin e veteranëve dhe sakrificën e një brezi.
Dhe pikërisht këtu lind Revolucioni Flamengo.
Një lëvizje që nuk përkulet para pushtetit, që nuk pranon etiketat dhe që nuk harron ata që luftuan. Një zë që mbron të vërtetën, dinjitetin dhe bashkimin kombëtar.
Në sheshet tona valëvitet flamuri kuqezi, flamuri amerikan dhe flamuri evropian. Kjo është përgjigjja më e fortë ndaj çdo shpifjeje.
Sepse ata që luftuan për lirinë e Kosovës nuk kanë nevojë për certifikata patriotizmi nga pushteti.
Përkrahje Revolucionit Flamingo.
Sepse kombi është mbi pushtetin, e vërteta mbi propagandën dhe liria mbi çdo etiketë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments