Në seancën 12 të Këshillit të Komunës së Tetovës si pikë e 13-të e rendit të ditës ishte raporti financiar për vitin 2025 i NP Parkingu i Qytetit, i cili rezulton me humbje prej 7,500€.
Disa nga të hyrat janë:
Bllokatorët 77,000€
Marimanga 63,000€
SMS porositë 280,000€
Disa nga shpenzimet janë:
Telefonia 32,000€
Marimanga me qera 33,000€
Kontrata në vepër 95,000€
Drejtori nga radhët e VMRO, këtë humbje nuk e konsideron aspak shqetësuese, ndërsa ndërmarrja edhe veprimtarinë bazë e zhvillon me huazim nga privati të 2 marimangave
