BallinaLajme“Iliria” do të bëhet sërish “Marshall Tito”? Kushtetuesja shfuqizon emërtimet shqiptare në...

“Iliria” do të bëhet sërish “Marshall Tito”? Kushtetuesja shfuqizon emërtimet shqiptare në Tetovë

Gjykata Kushtetuese shfuqizoi vendimin e vitit 2007 me të cilin sheshi i Tetovës dhe disa rrugë të qytetit morën emra në gjuhën shqipe dhe emra të figurave historike shqiptare. Vendimi është miratuar me 5 vota “për”, ndërsa dy gjyqtarët shqiptarë dhe ai i turk kanë votuar “kundër”.

Me këtë vendim, emërtimet e vendosura para gati dy dekadash pushojnë së vlejturi dhe rikthehen emrat e mëparshëm të rrugëve dhe sheshit nga periudha komuniste. Kështu, sheshi “Iliria” quhet “Marshall Tito”, rruga “Dervish Cara” rikthehet në akronimin e ushtrisë jugosllave “JNA”, ndërsa “Mehmet Pashë Deralla” rikthehet në “29 Nëntori”.Kushtetuesja e solli këtë vendim pas nismës së parashtruar nga Lidhja e Luftëtarëve nga Lufta Nacionalçlirimtare dhe Antifashiste e Maqedonisë 1941-1945, në fillim të këtij viti.“Në seancën e sotme, Gjykata Kushtetuese vendosi ta pranojë Nismën për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Vendimit të Këshillit të Komunës së Tetovës nr. 07-766, të datës 24.04.2007, të cilën e dorëzuam së bashku me Lidhjen e Luftëtarëve të LNÇ-së së Tetovës më 11.02.2025, dhe e shfuqizoi vendimin e paligjshëm”, ka shkruar Darijan Sotirovski.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese vjen sipas nismës e cila konsideron se Këshilli i Komunës së Tetovës i ka ndryshuar emrat pa pëlqimin e Qeverisë, në kundërshtim me Ligjin për caktimin e emrave të rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve të tjera infrastrukturore, i cili ishte miratuar në vitin 2004 në Kuvend. Ata kanë kërkuar që kuptimi i rrugëve të jetë vetëm në maqedonisht.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments