BallinaLajmeGoditje për Qeverinë në Shkup, Strasburgu miraton amendamentin për Jurisprudencën në gjuhën...

Goditje për Qeverinë në Shkup, Strasburgu miraton amendamentin për Jurisprudencën në gjuhën shqipe .Protestat e studentëve të mos cilësohen destabilizuese

Gjatë seancës së sotme, Parlamentit Europian miratoi edhe amendamentin për përdorimin e gjuhës shqipe në provimet shtetërore të Jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut.

Sipas raportit, Parlamenti Evropian i bën thirrje autoriteteve të Maqedonisë së Veriut që të zgjidhin sa më shpejt këtë çështje, si dhe kërkon që protestat e studenteve të mos portretizohen si faktor destabilizues apo si të motivuara politikisht.

“I bën thirrje autoriteteve të Maqedonisë së Veriut që të zgjidhin sa më shpejt çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore, për të siguruar zbatimin praktik të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit si në ligj ashtu edhe në frymë, dhe të mos i paraqesin në mënyrë të pasaktë protestat e studentëve si të motivuara politikisht apo si një faktor destabilizues”, thuhet në amendamentin e miratuar nga PE.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments