Banka Popullore ka vendosur rritjen e normës bazë të interesit për 0.25%. Guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllavevski, thotë se rreziqet e inflacionit janë kryesisht në rritje dhe për këtë qëllim BP-ja ka sjellë vendim që norma bazë e interesit të rritet nga 4 në 4.25%. Sipas tij, megjithëse inflacioni në muajin maj ka shënuar ngadalësim, ai ende mbetet në nivel të lartë, ndërsa janë të pranishme edhe rreziqe që lidhen me zhvillimet ekonomike dhe gjeopolitike, përkatësisht me marrëveshjen për paqe ShBA-Iran.
“Jemi thirrur çdoherë nga paqartësitë dhe kohëzgjatjet e konfliktit, por edhe pas mbarimit të saj të shpejtë, pasojat do të zgjasin. Sipas disa përllogaritjeve, edhe pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit, e cila duhet të përmbyllet të premten, ekspertët kanë konstatuar se deri në fund të vitit vetëm 80 për qind e transportit botëror e naftës të jetë i normalizuar. Sa i përket të dhënave të fundit, mbi treguesit kryesorë makroekonomikë, në fund të majit, rezervat valutore arritën në 5 miliardë e 209.7 milionë euro dhe janë në zonën e sigurt. Në maj 2026, norma vjetore e inflacionit u ngadalësua në 4.8%, nga 5.7% në prill, kryesisht nën ndikimin e rritjes më të moderuar të çmimeve të ushqimeve.”, – deklaroi guvernatori i BP-së, Trajko Sllavevski.Sllavevski thotë se më mirë të ketë rritje të kamatave të kredive se sa rritje të inflacionit, pasi kamatat e larta nuk janë treguar problematike për qytetarët, të cilët duan të blejnë objekte të patundshme përmes kredive, pasi kreditë merren për shumë vite.
“Në kuartalin e parë të vitit 2026, rritja reale e PBB-së ishte 3.1%, që është afër pritjeve nga cikli i fundit i parashikimeve. Në sektorin monetar, sipas të dhënave paraprake për muajin maj, rritja e depozitave është brenda intervalit të parashikuar, por dinamika e rritjes së aktivitetit kreditor është ende mbi pritjet dhe po ndikon në kërkesën e brendshme.”, – theksoi guvernatori i BP-së, Trajko Sllavevski.
Sllavevski po ashtu theksoi se Banka Popullore mbetet e përkushtuar fuqimisht për ruajtjen e stabilitetit të kursit të këmbimit të denarit kundrejt euros, si një parakusht themelor për sigurimin e stabilitetit të çmimeve në afat të mesëm.
